Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Tuesday, 12 November 2019 13:23

Zbulimi i fundit: Nëse dëshironi të jetoni më gjatë, hani ushqim më pak

ushqimii
“Nëse hani më pak, do të jetoni më gjatë”, ky është thelbi i një kërkimi shkencor shumë të rëndësishëm, të bërë nga biologu Austo Kroemer, i cili sapo ka marrë çmimin “Lombardia Ricerca”.
Me një vlerësim të promovuar nga rajoni i Lombardisë, që i siguroi atij një çek prej një milion eurosh, ky shkencëtar ka arritur të bëjë një nga zbulimet më të rëndësishme të kohëve të fundit.
 
 
Studimi i tij ka ardhur në një përfundim të thjeshtë sipas së cilit, kur i fusim më pak kalori trupit tonë, ndodh natyrshëm fenomeni natyror i autofagisë, në të cilin qelizat e organizmit i “hanë” elementet e dëmshme në trup.
 
 
Rezultati i këtij fenomeni është një lloj vetë-riparimi spontan i trupit, i cili bën të mundur zgjatjen e jetës.
 
 
Reduktimi i kalorive dhe ushqimeve, që fusim në trup është shumë i rëndësishëm edhe për parandalimin e shumë sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve të tjera, të lidhura me nivelin e lartë të kolesterinës në gjak