Print this page
Friday, 08 November 2019 16:29

Kim Kardashian rrezikon famën duke e takuar Presidentin Trump

 
Kim Kardashian ka qënë pjesë e një konference ku pjesë e saj ishte Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Bukuroshja simpatike Kim,  pohon se Trump ka bërë reforma shumë të mira sa i përket drejtësisë dhe kjo është arsyeja se pse ajo ka vendosur ta takoj atë. 
 
 
Sipas Yahoo, ajo tha: 'Unë përqendrohem më shumë në reforma të drejtësisë dhe Presidenti ka bërë gjëra të mahnitshme në këtë aspekt”.
 
 
Kim mori fjalën në Konferencën e New York-ut “Deal Book” , ku ajo tha se do të rrezikonte reputacionin e saj duke u takuar me Trump nëse ai premton ta ndihmoj atë në qëllimet e saj për të përmirësuar edhe më shumë sistemin e drejtësisë në SHBA.
 
 
Nëna e katër fëmijëve, e cila aktualisht është duke u përgatitur për të marrë provimin e studimit të drejtësisë në Kaliforni,premtoj që në të ardhmen e afërt do ta hap një firmë juridike që do të merret vetëm me drejtësi.
 
 
Bukuroshja 39 vjeçare në këtë konferencë u shoqërua nga burri i saj Kanye West dhe nëna e saj, Kris Jenner.