Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Friday, 08 November 2019 13:18

Beyonce me peticion për të parandaluar ekzekutimin e të burgosurit

 
Këngëtarja Beyonce ka nënshkruar peticion për të parandaluar që i burgosuri Rodney Reed të përballet me ekzekutim.
 
Reed është dënuar më 21 vjet burg, sepse ai u shpall fajtor për vdekjen e Stacey Stites në  vitin 1996 dhe tani ka dalë e dhëna se ai mund të ekzekutohet.
 
 
Avokati i Rodney insiston në pafajësinë e klientit të tij dhe kështu ka dashur që më anë të peticioneve t’i kërkojë prokurorisë t’i rishikojë provat përsëri.
 
 
Beyonce ndau peticionin e nënshkruar në faqen e saj në Instagram dhe i kërkoi prokurorisë të rishikonte edhe njëherë provat dhe që Reed t’i kthehej jetës normale.
 
 
Përveç këngëtares Beyonce edhe  Rihanna, Kim Kardashian nënshkruan peticionin në favor të Rodney.