Print this page
Wednesday, 06 November 2019 12:10

Si arrihet djegia e kalorive në mënyrë të shëndetshme?

 
Ekspertët, thonë se njeriu mund të djegë kalori edhe duke ngrënë shëndetshëm, pa qenë domosdoshmërisht në dietë.
 
Mëngjesi duhet ngrënë rregullisht
 
Sigurohuni që të konsumoni proteina për një ngopje më të gjatë. Vaktet e tjera të ditës duhet të jenë të rregullta. Kësisoj do të humbisni më shumë kalori. Mos harroni rregullin e artë të pesë frutave dhe perimeve në ditë. Ato janë të pasura me fibër. Hani më shumë kalori që digjen ngadalë.
 
 
Thjerëzat dhe yndyrnat e shëndetshme siç është avokadoja, kërkojnë më shumë kohë që të çlirojnë energji. Kësisoj nuk do t’ju marrë uria shumë shpejt.
 
 
Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për djegien e kalorive të tepërta ndaj nuk duhet ta anashkaloni.
 
 
Uji është gjithashtu i dobishëm për të ruajtur peshën ideale. Shmangni lëngje dhe pije të tjera jo të shëndetshme.
 
 
Racionet, janë një aspekt i nevojshëm që duhet marrë në konsideratë. Zvogëlimi i racioneve do ju ndihmojë të humbisni peshë në mënyrë të shëndetshme.