Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Wednesday, 06 November 2019 12:08

Brad dhe Angelina ende në telashe

 
"Divorci i luftës", kështu është quajtur procesi i divorcit mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie, që po vazhdon ende. Ndonëse kanë kaluar disa vite, sërish ka diskutime rreth kujdestarisë së gjashtë fëmijëve të ish çiftit.
 
Në një intervistë për Harper’s Bazaar, Jolie thotë se do të dëshironte të transferohej jashtë vendit me fëmijët, por kjo nuk është e mundur për shkak të Brad, i cili gjithashtu ka të drejtat e tij si baba.
 
 
"Po, unë do të doja të jetoja jashtë shtetit dhe sigurisht që do ta bëj këtë menjëherë pasi të gjithë fëmijët e mi të jenë mbi 18 vjeç. Por tani për tani duhet të pajtohem me vendin ku babai i tyre dëshiron të jetojë ”, thotë Angelina.
 
 
Djali më i madh i çiftit, Maddox, tani jeton dhe studion në Korenë e Jugut, ku Angelina e dërgoj atë para se të fillonte viti akademik. "Ishtë e tmerrshme ta lësh fëmijën në vend të huaj. Por, unë jam shumë krenare për të”, ka thënë Angeline, duke fshirë lotët.