Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Monday, 09 September 2019 12:14

Trump i fyen John Legend dhe gruan e tij

Donald Trump ka debatuar edhe një herë në Twitter. Trump veçanërisht u përplas me John Legend dhe gruan e tij Chrissy Teigen.

Presidenti tha që ai siguroi personalisht që të ishte paraqitur një projekt-ligj që adreson dënimet e larta në Shtetet e Bashkuara. "Njerëz si muzikanti i mërzitshëm John Legend dhe gruaja e tij e ndyrë tani flasin për sa e mirë është kjo. Por unë nuk i pashë ata kur na duhej ndihmë për ta realizuar këtë projekt", tha ai në Twitter.

 

Një njeri me emrin @ VanJones68, dhe shumë të tjerë, ishin jashtëzakonisht mirënjohës (në atë kohë!). ka thënë Trump.

 

Këngëtari dhe modelja, janë kundërshtarë të hapur të Trump, andaj nuk duket se janë trazuar nga kritika e Trump.