Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Monday, 09 September 2019 12:12

Ariana Grande kërkon dënim për personin që i shiti drogë Mac Millerit

 
Cameron James Pettit, njeriu i dyshuar për shitje droge te Mac Miller para se ky i fundit të vdiste, është zhdukur kur ka dashur ta takoj Ariana Grande. Sipas burimeve të afërta me këngëtaren, ajo dëshiron që të gjithë ata që kanë diçka të bëjë me vdekjen e ish-të dashurit të saj, ta marrin dënimin e merituar.
 
Pettit së fundmi u arrestua dhe u mbajt në paraburgim pa kusht.
 
 
 Ai thuhet se i kishte shitur barna te Mac Miller, të cilat përmbanin substancën fentanil, e cila në kombinim me alkoolin përfundimisht u tregua fatale. Shitja u tha se kishte ndodhur dy ditë para vdekjes së Mac Miller.
 
 
Për shkak se aktualisht kërkohen më shumë prova, ende nuk është ngritur aktakuzë zyrtare kundër Pettit.
 
 
Mac Miller vdiq në shtator 2018 nga efektet e një mbidozimi. Reperi kishte vite që luftonte me varësinë nga alkooli dhe droga.