Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Thursday, 08 August 2019 12:29

Macaulay Culkin bën shaka rreth verzionit të ri të "Home Alone"

macaulay

Pas njoftimit nga Disney se një verzion i ri i "Home Alone" po vjen së shpejti, protagonisti legjendar Macaulay Culkin ka njoftuar se si do të dëshironte ta shihte.

Në Twitter, ai ndau një fotografi të vetes në shtrat me një pjatë me ushqim dhe stomak të zhveshur dhe shkroi: "Kështu besoj se do të të duket një verzion i ri i "Home Alone".

 

Adhuruesit jo vetëm që qeshën me postimin, por gjithashtu nxitën ish-yllin e filamave për fëmijëve të kërkojë një rol në filmin e ri. Shumë sugjeruan që ai ta luante rolin e babait të karakterit të tij Kevin.

 

Aktori origjinal John Heard, vdiq në vitin 2017. E, me sa duket Macaulay është i hapur për këtë, pasi ai më pas ka shkruar: "Hej Disney, më telefono".

 

Aktori tani 38-vjeçar ishte vetëm 10 vjeç kur luajti serinë e parë të "Home Alone".