Print this page
Tuesday, 06 August 2019 12:11

Alicia Keys dhe Swizz Beatz nuk ngopen me njëri tjetrin

alikis

Alicia Keys dhe Swizz Beatz nuk janë ngopur me njëri-tjetrin as pas nëntë vitesh martesë. Këngëtarja dhe këngëtari i njohur, festuan jubileun e tyre në një pishinë interesante, ku ata dukeshin tejet intim.

Fotot e këtij festimi unik, tashmë janë publikuar në Instagram, e bashkë me to edhe ky mbishkrim i lënë në profilin e Alicia Keys.

 

"Jeta është në lulëzim të plotë. Erërat e shkretëtirës dhe stuhitë nuk mund të na dëmtojnë. Uji është gjithmonë i ngrohtë këtu", ka shkruar Alicia.

 

Çifti u martuan në 1 gusht 2010. Së bashku ata kanë dy djem.