Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Tuesday, 06 August 2019 12:08

Si duhet të veproni kur dikush kalon një krizë ankthi

krizea

Ajo çfarë duhet të bëni fillimisht është të qetësoheni dhe të mos panikoheni edhe ju, pasi në këtë mënyrë ju nuk mund ta ndihmoni.

Ne do t'ju këshillojmë disa gjëra themelore që duhet të bëni për të mbështetur dikë që po përjeton një krizë ankthi:

 

Qëndroni të qetë

Mund të jetë e vështirë të qëndroni të qetë, teksa njerëzit tuaj të dashur po kalojnë një krizë ankthi. Mirëpo, duhet të mos i shtoni më shumë stres atyre. Nëse filloni edhe ju të stresoheni, vetëm do ta përkeqësoni situatën.

 

Mos i nënvlersoni ndjenjat e tyre

Edhe pse krizat e ankthit nuk janë të rrezikshme, kjo nuk i bën simptomat e tyre më pak të vërteta. Njerëzit mund të ndjejnë gjëra të ndryshme të pakëndshme si dhimbje barku, marramendje ose rrahje të shpeshta zemre.

 

Pyesni për çfarë kanë nevojë

Mundohuni të shmangni supozimet dhe mos bëni gjëra që vetëm ju i shihni të përshtatshme. Ai person mund të ketë nevojë për një lloj tjetër mbështetjeje, kështu që butësisht pyesni se çfarë ata duan.

 

Kujtojuni atyre se nuk është e rrezikshme

Disa njerëz mendojnë se krizat e ankthit janë të njëjta me sulmet në zemër. Mirëpo, kjo gjë nuk është e vërtetë. Qetësojini ata duke ju treguar se krizat e ankthit nuk janë të rrezikshme dhe asgjë e keqe nuk do t'ju ndodhë.