Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Tuesday, 06 August 2019 12:02

Matt Damon nderon katër vajza me tatuazh

mattde

Si një baba krenar i jo më pak se katër vajzave, Matt Damon ka përjetësuar dashurinë e tij për to duke pasur një tatuazh me emrat e katër fëmijëve të tij. Aktori e bëri këtë tek artisti i tatuazheve Daniel Stone, i cili postoi dy foto në Instagram më pas.

Damon kishte tatuazhuar emrat e vajzave të tij Alexia (20), Isabella (13), Gia (10) dhe Stella (8) në krahun e tij, ngjitur me emrin Lucy, që është shkurtesa e emrit të gruas së tij, Luciana.

 

Artisti i tatuazheve Stone nuk është i huaj mes emrave të famshëm të Hollivudit. Ai më parë ka punuar me Lady Gaga, Joe Jonas dhe Miley Cyrus.

 

Ndërkaq Stone bashkëpunimin me Damon e konsideron "një nder të madh".