Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Monday, 22 July 2019 12:02

A duhet ta lëmë kripen e detit në lëkurë?

kripadetit

Plazhi është vendi i preferuar i të gjithëve gjatë sezonit veror, për shkak të vapës dhe të temperaturave të larta.  Asnjëherë nuk jemi të sigurt për cilësinë e ujit duke qenë gjithnjë të ekspozuar ndaj infeksioneve të shumta, sëmundjeve të lëkurës, alergjike, mykotike dhe jo vetëm.

Një prej dilemave që na shoqëron pas larjes dhe notit në det është fakti nëse duhet të qëndrojmë për një kohë të gjatë me trupin e lagur me ujë me kripë apo jo. Sipas dermatologëve kripa e detit ose solucionet fiziologjike, nuk duhen mbajtur gjatë në trup.

 

Edhe për detin janë të njëjtat probleme që janë edhe për pishinën. Mbajtja gjatë e ujit të detit mund të shkaktojë dermatit irritativ.

 

Duhet të jeni të kujdesshëm pasi prania e kripës në trup mund të shkaktojë probleme, kështu që nuk ka ndonjë arsye për ta mbajtur gjatë.