Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Friday, 12 July 2019 12:28

Tyga bojkoton Suedinë për A $ AP Rocky

tiga

Reperi Tyga ka shprehur solidaritet me kolegun e tij A $ AP Rocky, i cili është i burgosur në një burg në Stokholm. Tyga njoftoi të enjten se ai do të anulojë performancën e tij në Suedi, e cila ishte paralajmëruar për të dielën e ardhshme.

A $ AP Rocky u arrestua në Stokholm javën e kaluar pas një përleshje me disa persona. Policia suedeze e arrestoi atë me dyshimin për sulme ndaj dy burrave.

 

Disa video të incidentit kanë dalë në sipërfaqe, ku tregohet përleshja, por edhe momenti kur reperi shpreh pendimin e tij.

 

Tyga përmes një cicërrime në Tëitter ka shprehur mbështetjen e tij për kolegun me hashtag # FreeA $ AProcky.