Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Monday, 08 July 2019 10:38

Ariana Grande qan në mes të koncertit

arigrande

Në një post në Instagram, Ariana Grande shpjegoi pse ajo kishte qarë gjatë një shfaqje fundjavën e kaluar.

"Turneu është u ashpër. Jeta është e ashpër ". Me këto fjalë e filloi 26 vjeçarja një postim në rrjete sociale, ku dëshironte të sqaronte se përse ajo qau në mes të koncertit të saj.

 

Ajo shtoj: "Unë jam mirënjohëse që kam mundësinë të këndoj për mijëra njerëz çdo natë. Është një ëndërr e vërtetë, pa marrë parasysh sa është e vështirë dhe pa marrë parasysh sa ndjenja lindin, e të cilat duhet ti përpunoj".

 

Këngëtarja ka pasur një periudhë të trazuar.

 

Dy vjet më parë, 22 persona u vranë në një sulm në koncertin e saj në Mançester. Vitin e kaluar humbi ish të dashurin Mac Miller, ndërkohë u nda nga Pete Davidson.

 

Këngëtarja ka shtuar se në jetën e saj të gjitha gjërat ndodhin intenzivisht, andaj ndonjëherë ndjehet e dobët.