Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Monday, 01 July 2019 11:37

Pse duhet të hani mollë të gjelbërta në mëngjes?

mollagjelb
Të gjitha varietetet e mollëve përmbajnë vlera të jashtëzakonshme, por mollat e gjelbra janë të pasura me proteina, vitamina, minerale dhe mbi të gjitha, fibër.

Mollët e gjelbra rregullojnë problemet me tretjen, nivelet e glukozës në gjak dhe përmirësojnë oreksin. Ato mund të konsumohen që në fillim të ditës me stomak bosh dhe ju ofrojnë përfitimet e mëposhtme.


Janë një nga burimet më të mira të flavonoidëve dhe vitaminës C. Së bashku, këta përbërës funksionojnë si antioksidantë dhe shfarosin radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.


Avantazhi i të ngrënit një mollë jeshile me stomak bosh është se organizmi pajiset me armë të forta për largimin e këtyre substancave të rrezikshme dhe shmangien e sëmundjeve kronike.


Një arsye tjetër përse duhet të hani mollë me stomak bosh është kaliumi që balancon lagështinë e qelizave. Kjo është e nevojshme për rrahje të rregullta të zemrës.