Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Friday, 28 June 2019 11:30

Pse duhet mbrojtur nga rrezet e diellit?

rrezetdiell

Shmangia nga ekspozimi direkt në diell është më mirë se sa losionet për mbrojtje nga rrezatimi

Ulja nën hijen e një druri ose veshja e një këmishe gjatë verës mund të mbrojë lëkurën tuaj nga rrezet UV dhe është zgjidhje më e mirë se të qëndroni në ballë me diellin.

 

Të dhënat e fundit bazuar në studimet rreth mbrojtjes nga dielli këshillojnë se shmangia nga qëndrimi i drejtpërdrejtë në rrezet e diellit dhe veshja e rrobave të cilat mbrojnë lëkurën nga djegia prej rezeve ultraviolete (UV) janë rrugët më të mira për tu mbrojtur nga kanceri i lëkurës dhe veprimet djegëse të diellit.

 

"Në strategjinë për të parandaluar kancerin e lëkurës, duhet të preferohet marrja e disa masave si veshja e rrobave mbrojtëse ndaj diellit, kapela dhe ulja e ekspozimit ndaj diellit në minimum", thonë studiuesit zviceranë.

 

Shumë studime kanë treguar se losionet mbrojtëse ndihmojnë kundër dëmtimeve të lëkurës nga UV dhe sigurisht edhe nga llojet e kancerit të lëkurës. Por hulumtuesit thonë se produktet mbrojtëse shpeshherë aplikohen në mënyrë të pasaktë dhe përdoren si një arsyetim për të qëndruar më gjatë në diell, që rrit edhe rrezikun nga dëmtimi i lëkurës.

 

Më mirë më pak diell se sa produkte mbrojtëse

Bazuar në shumë studime rreth mbrojtjes nga dielli, hulumtuesit kanë gjetur se zvogëlimi i ekspozimit përmes shmangies së qëndrimit në kulmin e rrezatimit në mesditë dhe veshja e teshave mbrojtëse është më e mira për tu mbrojtur nga dëmtimet që shkaktojnë rrezet UV.

 

Preparatet inorganike, si oksidi i zinkut ose dyoksidi i titanit, që janë të turbullt, janë më pak të prirë të shkaktojnë reaksione alergjike dhe rekomandohen për përdorim tek fëmijët.