Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Thursday, 13 June 2019 12:25

Jessica Biel kundër vaksinimit të fëmijëve

bieli

Për vite me radhë është pëshpëritur se Jessica Biel është kundër vaksinimit dhe kjo po konfirmohet tani.

Sipas The Daily Beast, aktorja, e cila ka një djalë me këngëtarin Justin Timberlake, është bashkuar me një organizatë që lobon kundër vaksinimit të fëmijëve.

Jessica foli me aktivistin Robert F. Kennedy Jr në parlamentin e Kalifornisë të mërkurën, ku edhe tregoj idetë e saj mbi vaksinimin.

Pikëpamjet e Jessicas mbi vaksinimin kanë qenë në lajme më parë, por kjo nuk është konfirmuar kurrë. Në vitin 2015, një burim i tha In Touch Weekly se Jessica beson se vaksinat mund të shkaktojnë komplikime.