Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Monday, 10 June 2019 11:39

Shakira mohon se ka mashtruar

shaki

Shakira duhej të paraqitej të enjten e kaluar para gjykatësit hetues në qytetin spanjoll të Barcelonës. Këngëtarja kolumbiane dyshohet për evazion fiskal. Ajo mohon se ka mashtruar.

Drejtësia e akuzon 42-vjeçaren, që nihet edhe si e dashura e Gerard Piqué, se ajo ka arritur të shmangë rreth 14.5 milionë dollarë nga pagesa e tatimit.

 

Në total, Shërbimi i Prokurorisë Publike ka formuluar rreth gjashtë akuza kundër këngëtares që jeton në Barcelonë. Shakira dyshohet se nuk ka paguar taksë në Spanjë midis viteve 2011 dhe 2014.

 

Piqué dhe Shakira kanë qenë në një marrëdhënie që nga viti 2011. Së bashku ata janë prindër të dy djemve.