Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Wednesday, 05 June 2019 11:09

Nga vjen lumturia e vërtetë e çdo njeriu?

puthjaa

Puthjet dhe përqafimet janë vlerësuar si kënaqësia më e madhe nga 56 për qind të britanikëve – përderisa çarçafët e porsalarë, aroma e barit të sapo prerë dhe marrja e komplimenteve nuk kanë munguar në indeksin e kënaqësive të thjeshta.

Dhe 87 për qind e njerëzve kanë pohuar se kënaqësitë e thjeshta dhe të përditshme u pëlqejnë më shumë kur buxheti është i ngushtë.

 

Ndërsa thuajse të gjithë (97 për qind) të anketuarit janë pajtuar se të ndihmuarit njerëzit tjerë mund t'ju bëjë të ndiheni më mirë për veten.

 

Duke u bazuar në këtë studim, shkencëtarët kanë thënë se njerëzit bëjnë çmos për të blerë gjëra dhe dhurata të shtrenjta, duke mos e ditur se kënaqësitë e vërteta vijnë nga gjërat më të thjeshta në jetë.