Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Thursday, 16 May 2019 12:14

Këto pesë ushqime ju sigurojnë jetë të gjatë

hudjhraa

Bernard Lapollo është një ndër njerëzit e rrallë që po e jeton edhe në shekullin e dytë jetën e tij.

Lapollo ka treguar se cilat ushqime i ka ngrënë përgjatë tërë jetës së tij, të cilat e kanë bërë atë të ndihet i fortë, si dhe t'ia përforcojë sistemin imunitar atij.

 

Kësisoj, për secilën prej tyre do të flitet edhe për përfitimet që sjellin ushqimet e përzgjedhura nga braziliani i moshuar.

 

1. Hudhra

Falë vetive të larta ushqimore, hudhra mund të reduktojë nivelin e lartë të shtypjes së gjakut dhe rrezikun e sulmeve në zemër.

 

2. Çokollata

Ky ushqim ndihmon që të përballoni stresin dhe relakson muskujt, së bashku me nervat.

 

3. Mjalti

Sekrecioni i bletëve, i cili njihet për vetitë e mëdha shëndetësore, përmban anti-oksidantë që ndihmojnë në reduktimin e nivelit të lartë të shtypjes së gjakut.

 

4. Kanella

Kanella përmban anti-oksidantë që përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm, nëpërmjet përforcimit të sistemit imunitar trupor.

 

5. Vaji i ullirit

Në vend se të përzgjedhni vaj luledielli për ushqimet tuaja, përzgjedhni vajin e ullirit. Ky i fundit është i pasur në yndyra të shëndetshme, të cilat si rrjedhojë i kontribuojnë trurit dhe zemrës.