Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Thursday, 16 May 2019 12:10

DJ Khaled dhuron para për fëmijët e Nipsey Hussle

khalidddi

DJ Khaled dhuron të ardhurat e plota të këngës së tij të re për fëmijët e Nipsey Hussle. Producenti i njohur e bëri këngën bashkë me reperin e vrarë në muajin mars.

"Kohët e fundit kam filluar një kërkim shpirtëror që më çoi në një rrugë ku unë nuk mendoja se do të përfundoja në një milion vjet. Filloi me një tragjedi në të cilën bota humbi një shpirt të ndriçuar, një vëlla, një baba, një partner dhe mikun tim, Nipsey Hussle ", ka thënë Khaled në mesazhin e tij emocional të lënë në Instagram.

 

Pak ditë para vrasjes, Khaled dhe Nipsey ishin duke xhiruar videoklipin e këngës së tyre. Ai, ka thënë se humbja e mikut e ka prekur thellë.

 

Reperi Nipsey Hussle u vra të dielën më 31 mars para dyqanit të veshjeve të tij "Marathon Clothing" në Los Anxhelos.