Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Monday, 13 May 2019 12:14

Nëse jeni mbipeshë rrezikoheni nga migrena

migrena

Personat të cilët kanë kilogramë të tepërt janë të prirë për të pasur kokëdhimbje të mëdha dhe migrenë, njoftojnë shkencëtarët amerikanë.

Analiza e të dhënave nga 7.600 participantë të shëndoshë sugjeron se përveç personave të trashë, edhe ata të cilët kanë masë shumë të vogël trupore janë të rrezikuar nga kokëdhimbja.

 

Revista "Cephalalgia" njofton se personat me peshë të tepërt janë të rrezikuar për 12 % ose 14% më shumë që të kenë kokëdhimbje, ndërsa ata me peshë të vogël trupore për 2%.

 

Sipas një studimi të publikuar tek revista Neurology, gratë janë tre herë më të rrezikuara se meshkujt të preken nga migrena. Kjo mund të ndodhë pasi ato kanë më shumë dhjamë se meshkujt përreth belit, që lidhet me dhimbjet kronike të kokës.

 

Duke qenë se obeziteti është faktor rreziku për kokëdhembjen, vënia në dijeni është e rëndësishme si për njerëzit që vuajnë, poashtu edhe për mjekët.