Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Friday, 10 May 2019 11:28

Diddy qan në intervistë për ish gruan

didi

P.Diddy edhe më tej po ndihet keq për shkak të humbjes së ish bashkëshortes së tij, Kim Porter. Në një fragment audio të një interviste për revistën Essence, mund të dëgjohet se si reperi shpërthen në lot kur ai flet për humbjen e Kim, e cila vdiq nga pneumonia në muajin nëntor.

"Nuk di ç'të bëj", thotë 49-vjeçari Diddy, i cili ka tre fëmijë me Kim. Ai e thotë këtë gjë duke qarë. "Duhet ta pranoj, por kjo dhemb aq shumë. Unë e di se njerëzit duan të dëgjojnë gjëra të mira, por kjo dhemb.

 

Askush nuk mund ta injoroj dhimbjen", ka thënë reperi dhe producenti i famshëm.

 

Kjo nuk është hera e parë që P.Diddy bëhet kaq emocional kur flet për ikjen nga kjo botë të ish partneres së tij.