Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Friday, 10 May 2019 11:27

Ringjallja Berverlly Hills 90210

beverlyhills

Po ringjallet seriali i famshëm Berverlly Hills 90210. Kështu është bërë e ditur nga aktorja e serialit të viteve të 90-ta, Gabrielle Carteris.

Mësohet se në serial do të shfaqet edhe vdekja e Luke Perry, e cila i ka goditur të gjithë kolegët. Aktorja ka thënë se do të ketë një pjesë nga kjo ngjarje tragjike për ta, por asesi kjo nuk bëhet si shfrytëzim për ta promovuar serialin.

 

"Ne po mendojmë për diçka të tillë, por asesi nuk duam ta bëjmë këtë gjë për ta bërë produktin më të sukseshëm".

 

Aktorja më tutje tha se është e bindur që Luke do të donte shumë që të ishte mes miqve dhe ta vazhdonte lojën në serialin që e bëri të famshëm.

 

Perry vdiq në fillim të marsit në moshën 52 vjeç nga një goditje në zemër.

 

Përveç Gabrielle, Shannon Doherty, Jennie Garth, Brian Austin Green, Jason Priestley, Tori Spelling dhe Ian Ziering gjithashtu kanë nënshkruar për seritë e reja.