Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Wednesday, 01 May 2019 12:00

100 euro gjobë nëse ndezni goma për 1 Maj

ndezjagoma

Sot shënohet Dita e Punëtorëve, 1 maji. Zakon në vendin tonë ka qenë që për këtë ditë të ndezen goma.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi me rastin e ditës ndërkombëtare të punëtorëve, 1 Maj, duke iu uruar të gjithë punëtorëve ditën e tyre, apelon tek qytetarët që të mos përsërisin praktikën e ndezjes së gomave dhe gjësendeve tjera që ndotin mjedisin.

 

Ministri Matoshi, siç njofton kumtesa, ka kërkuar zyrtarisht nga Komunat dhe Policia e Republikës së Kosovës që të ndërmarrin masa për parandalimin e dukurive të tilla negative dhe ndaj personave të cilat veprojnë në kundërshtim me rregullat të shqiptohen masat ndëshkuese.

 

Dënimi për djegie të gomave është 100 euro.