Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Thursday, 18 April 2019 11:27

Albumi i ri Madonnes sheh dritën në qershor

maronai

Këngëtarja Madonna nuk e ka ndërmend të ndalet. Ndonëse në të 60-tat, ajo është plotë energji dhe entuziazëm për të ecur përpara në botën e muzikës.

Tani, po vjen edhe albumi i ri i këngëtares, i cili është titulluar "Madame X". Ky është albumi i ri i shumëpritur nga fnasat e shumtë të këngëtares së famshme.

 

Siç bëhet e ditur, albumi i ri muzikor i mbretëreshes së popit do të lansohet me 14 qershor, nën etiketen e "Universal".

 

Madonna ka punuar albumin e saj të ri në Portugali, ku po jeton vitet e fundit. Sipas saj, kjo reflektohet edhe në "Madame X". Pra, Lisbona është vendi ku lindi albumi.

 

"Madame X" u regjistrua në Portugali, Londër, Nju Jork dhe Los Anxhelos dhe ka pesëmbëdhjetë këngë. Gjithashtu, do të shoqërohet edhe me një videoklip, ku këngëtarja ka bashkëpunuar me Maluman.