Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Thursday, 18 April 2019 11:25

Pink pastron yllin e saj në Walk of Fame

pink

Pink tashmë e ka yllin me emrin e saj në Rrugën e famës në Hollivud. Pllaka e saj është vendosur, por Pink ka dashur që të përmirësoj diçka në të.

Asaj, iu duk e pa pastër pllaka e saj, andaj u ul në gjunjë për ta pastruar atë. Këtë mund ta bënte edhe dikush tjetër, por këngëtarja e famshme vendosi që pastrimin ta kryej vetë.

 

Paparacët e kanë parë Pink duke e pastruar emrin e saj në Walk of Fame dhe fotot tashmë po bëjnë xhiron e botës. Megjithatë, ka të dhëna se kjo gjë mund të ishte pjesë e një xhirimi për shoun e Jimmy Kimmel.

 

Ndryshe, Pink ëpo pastronte me një furçë, fshin dezinfektues dhe letër kuzhine.

 

Njerëz të shumtë janë parë duke filmuar ngjarjen me telefonat e tyre celularë.

 

Pink e zbuloi pllakën e saj më 5 shkurt. Ajo ishte emri i 2656 në Walk of Fame.