Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Thursday, 18 April 2019 11:23

Oprah pa fjalë kur i tha nënës lamtumirë

oprah

Oprah Winfrey mund të jetë bërë e famshme në botë me emisionin e saj ku tregon gjithë oratorinë që posedon gjatë bisedave interesante, por nganjëherë as mbretëresha e ekranit nuk mund të nxjerrë fjalë.

Në një intervistë dhënë së fundi, 65-vjeçarja thotë se kur ajo i tha lamtumirën nënës së saj, nuk mund të nxirrte nga goja as edhe një fjalë.

 

"Kur e vizitova për herë të dytë atë javë, e dija me siguri se ishte hera e fundit që do ta shihja," tha Oprah për atë periudhë të errët nëntori.

 

"Dhe unë ende nuk mund të them më asgjë kuptimplote sa i përket ikjes së nënës sime", ka thënë Winfrey.

 

Oprah ka treguar se si kur nëna e saj ishte shtatzëne me të, kishte qenë vetëm 17 vjeç dhe të gjithë i kishin thënë që të abortonte, por ajo nuk e kishte bërë.