Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Thursday, 18 April 2019 11:22

Adam Levine po bënë biznes me patundshmëri

adamlavi

Shtëpia e Adam Levine dhe Behati Prinsloo është në shitje. Këngëtari i "Maroon 5" dhe modelja kërkojnë 47.5 milionë dollarë (rreth 42 milionë euro) për shtëpinë e tyre.

Shtëpia në Beverly Hills ka një sipërfaqe prej rreth 1.000 metra katrorë.

 

Shtëpia ka pesë dhoma gjumi, një kuzhinë profesionale, një dhomë kinemaje, fusha tenisi, një pishinë, një kopësht të gjelbëruar dhe një kuzhinë në natyrë duke përfshirë një furrë druri për pica.

 

Adam dhe Behati blenë vilën para një vitit për 35.5 milionë dollarë (më shumë se 31 milionë euro) dhe janë duke e shitur për 47.5 milion. Pra, ata do të fitojnë mirë.

 

Siç kuptojmë, ata vetë do të vendosen në shtëpinë e vjetër të Jennifer Garner dhe Ben Affleck, të cilen e kanë blerë për 24 milionë dollarë (21 milionë euro).