Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Wednesday, 17 April 2019 10:41

A po vjen albumi i ri i Beyonce?

beeyoncee

Një pamje nga faqja e saj po qarkullon në media sociale. Thuhet se foto ka të bëjë me albumin e ri që do të jetë vepra e rradhës në diskografinë e saj. Mejgithatë, askund nuk thuhet asgjë konkrete.

Por, burime të afërta me artisten e famshme thonë se albumi mund të dalë së shpejti dhe do të quhet "Homecoming", njejtë si dokumentari i Netflix rreth Beyonce, i cili do të lansohet sot.

 

Dokumentari ka të bëjë me performancën që këngëtarja dha në festivalin Coachella vitin e kaluar.

 

Ka pretendime se albumi i ri është me muzikë live.

 

Këngëtarja e ka për traditë që ti lëshojë albumet muzikore pa paralajmërime pompoze. Në mënyrë të tillë vitin e kaluar erdhi edhe albumi Everything Is Love.