Print this page
Monday, 15 April 2019 12:01

Cheryl po e mendon fekondimin artificial

cherylli

Cheryl do të donte një fëmijë të dytë, por nuk është më në një marrëdhënie. Dhe kështu këngëtarja po shqyrton fuqishëm mundësinë e fekondimit artificial.

"Ju nuk duhet patjetër të keni një marrëdhënie për të pasur një fëmijë. Kam një mik që ka dy fëmijë përmes një donatori. Jo gjithçka duhet të shkojë në mënyrën e zakonshme ", thotë Cheryl.

 

Ajo ka një djalë me Liam Payne, të cilin e kan quajtur Bear.

 

Cheryl dhe ish këngëtari i One Direction nuk janë më së bashku.

 

"Ju mund të kaloni një kohë të gjatë duke kërkuar njeriun e duhur, duke pritur për kohën e duhur për të mbetur shtatzënë, por pikërisht në këtë kohë nuk ëhstë askush në jetën tuaj", është shprehur këngëtarja.

 

Cheryl deri më tani ka pasur dy martesa. Ajo ishte nga 2006 deri në 2010 e martuar me futbollistin Ashley Cole, në vitin 2014 u lidh dhe martua me Jean-Bernard Fernandez-Versini, për të aplikuar për divorc dy vjet më vonë.

 

Për momentin ajo është e vetme.