Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Friday, 12 April 2019 12:22

Ben Affleck ndahet nga e dashura

benafi

Ben Affleck thuhet se është ndarë sërish nga Lindsay Shookus, vajza me të cilën ai kishte qenë së bashku para se të pranohej në rehabilitim. Këtë herë distanca mes tyre thuhet të jetë edhe më e madhe.

"Ajo ka një fëmijë, një ish-bashkëshort dhe një punë në bregun lindor të Amerikës, ndërsa Ben, fëmijët e tij dhe ish-gruaja Jennifer Garner jetojnë në bregun perëndimor. Ben dhe Lindsay janë ende të çmendur për njëri-tjetrin, por mendojnë se kjo nuk do të funksionojë ", tha një burim i afët.

 

Siç kuptojmë, ndonëse aktualisht të ndarë, Ben mes miqsh ka pohuar se Lindsay është pika e tij e dobët, duke lënë dyshime që ai mund të nisë të takohet sërish me të.

 

Ndonëse ka përjetuar shumë suksese, Ben ka kohë që nuk ndihet edhe aq mirë, kjo për shkak të problemeve të vazhdueshme me alkoolin.