Print this page
Tuesday, 09 April 2019 11:23

Justin fjalë të mëdha për gruan

justinii

Justin Bieber nuk e fsheh dashurinë për gruan e tij Hailey. Këngëtari së fundi ka shkruar një dedikim të ndjeshëm dashurie për bashkëshorten, të cilin e ka shoqëruar me një foto të saj, ku në sfond është Kulla Eiffel.

Këngëtari shkruan:

"Ju jeni krijimi më i bukur i Perëndisë. Në ty kam gjetur shokun tim të shpirtit, ti ma mban dorën, shpirtin dhe mendjen time në rregull. Ju më keni dhënë kaq shumë forcë, mbështetje, inkurajim dhe gëzim. Dhe, kjo është arsyeja pse unë dua të nderoj publikisht", shkruan ndër tjerash këngëtari për gruan e tij.

 

Dedikimi i tij i dashurisë ka marrë gati 3.5 milionë pëlqime.

 

Ndryshe, Justin dhe Hailey janë shumë fetar dhe ata përherë shihen së bashu në kishë.