Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Aretha Franklin hyn “Genius National Geographic”

Monday, 11 February 2019 10:23

arethafanklin

Sezoni i tretë i "Genius National Geographic" do të bëjë fjalë rreth Aretha Franklin. Mbretëresha e muzikës soul renditet mes emrave si Albert Einstein dhe Pablo Picasso.

Stacioni televizv njoftoi se historia e këngëtares, e cila vdiq verën e kaluar në moshën 76 vjeçare, ka përparësi mbi atë të Mary Shelley.

 

Konceptuesi i "Frankenstein" u shpall më parë si subjekt i sezonit të tretë të "Genius", por sipas "National Geographic", seria rreth Mary Shelley është jashtë diskutimit, pasi është zavendësuar me historinë për këngëtaren e jashtëzakonshme Aretha Franklin.

 

"Genius" nisi për herë të parë në 2017, kur Geoffrey Rush hyri nën lëkurën e Albert Ajnshtajnit. Tutje, Antonio Banderas u pa si Pablo Picasso. Nuk dihet ende se kush do të luajë Aretha Franklin në sezonin e tretë, i cili duhet të jetë në transmetin në vitin 2020.