Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Ariana Grande e refuzon të performoj në Grammys

Wednesday, 06 February 2019 11:51

arianagrandee

Ariana Grande refuzon të performojë në Grammy dhe ajo thotë se nuk dëshiron të marrë pjesë në shfaqjen e së dieles. Sipas burimeve të Variety, këngëtarja ndjehet e fyer, sepse ajo nuk lejohet të këndojë këngët e saj të albumit të ardhshëm.

Sipas Variety, këngëtarja kishte arritur një kompromis me producentët, të cilët kishin lejuar që ajo të performonte një mix të këngëve të albumit të ri, por tani ata i kanë rënë pishmman.

 

Ariana e sheh këtë performancë si një shans për promovimin e albumit që po vjen, andaj mohimi e ka mërzitur shumë.

 

A do të performoj apo jo ajo në edicionin e 61-të të Grammys që do të zhvillohet të dielën më 10 shkurt në Qendrën Staples në Los Anxhelos dhe do të transmetohet nga CBS, mbetet për tu parë.