Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Wednesday, 27 February 2019 11:05

Lajme të mira nga Interi, ja kush u kthye në fushë

keita balde inter

Keita Balde është rikthyer të stërvitet me grupin dhe ka filluar të ketë kontaktin me topin. Senegalezi pati një dëmtim në kofshë që e mbajti atë reth 2 muaj larg fushave.

23-vjeçar pritet që të fillojë të stërvitet rregullisht në ditët në vijim dhe do jetë gati për të zbritur në fushë për ndeshjen kundër Spal, e programuar më 10 mars, si dhe për ndeshjen e kthimit ndaj Eintracht Frankfurt në Europa League.

 

Bashkë me afrikanin është stërvitur edhe Mauro Icardi, i cili ankohet për një dhimbje në gju, por rikthimi në fushë i kapitenit nuk është ende i qartë sepse çështja e tij është përtej një dëmtimi.