Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Wednesday, 23 January 2019 11:17

Po vjen albumi i ri i Ariana Grande

arianag

Albumi i pestë i këngëtares Ariana Grande do të lëshohet brenda pak javësh. Producenti parasheh që ky album do të mund të lansohet me 8 shkurt. Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë këngëtarja përmes rrjetit social Instagram.

Në foton e postuar, Ariana ka vendosur listën e plotë të këngëve që do të jenë pjesë e këtij albumi muzikor. Albumi përmban dymbëdhjetë këngë duke përfshirë këtu edhe Imagjinën, 7 Rings and Thank You, Next.

 

Dalja në treg do të ndodh së shpejti dhe kjo gjë po e bënë shumë entuziaste këngëtaren e njohur.

 

Ariana e lëshoi albumin paraprak "Sweetener" vetëm një gjysmë viti më parë.