Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

2 vite burg për Ronaldon

Tuesday, 22 January 2019 10:56

cronadlo

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka pranuar një dënim me 24 muaj burg për mashtrim tatimor. Portugezi, natyrisht se nuk do ta mbajë burgun, por që do t'i duhet të pagujë një gjobë prej 18.8 milionë euro.

Megjithatë, Ronaldo – i cili humbi një penallti gjatë fitores së Juventusit 3-0 kundër Chievos vetëm një natë më parë është dënuar me dy vite burg nga gjykata në Spanjë.

 

33-vjeçari, i cili u largua nga Real Madrid për në Torino verën e kaluar, akuzohet për shmangien e tatimit katërvjeçar midis 2011 dhe 2014, i përbërë nga katër krime individuale, të cilat arritën në 14,768,897 euro.

 

BBC raporton se marrëveshja do t'i paraqitet gjyqtarit gjatë një seance të shkurtër gjyqësore të martën (sot), përpara se të shpallet një vendim 'në ditët e ardhshme'.