Print this page
Monday, 14 January 2019 13:05

Chelsea ofertë zyrtare për mesfushorin argjentinas

chelsea

Chelsea është vënë në kërkim të një mesfushori që do të mund ta zëvendësonte spanjollin Cesc Fabregas i cili është larguar në drejtim të Monacos.

Leandro Paredes është emri në top-listen e dëshirave të trajnerit Maurizio Sarri dhe si duket bordi i Chelseas ka vendosur që t’ia plotësojë dëshirën italianit.

 

Chelsea sot ka dërguar ofertën e parë në drejtim të Zenit st. Petersburg, ofertë kjo që kap vlerën e 30 milionë eurove e që besohet se mund të jetë e pranueshme për shkak të raporteve të mira që kanë klubet ndërmjet vete.