Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Gjermania paralajmëron Facebook të mos mbledhë të dhënat e përdoruesve

Monday, 14 January 2019 12:56

facebook

Agjencia Gjermane e Konkurrencës ka në plan të vendosë ndalimin e grumbullimit të të dhënave nga Facebook.

Kjo agjenci, e cila ka hetuar punën e Facebook që nga viti 2015, ka zbuluar tashmë se ky rrjet social kryesor ka abuzuar dominimin e tij në treg për të mbledhur të dhëna për njerëzit pa dijeninë apo pëlqimin e tyre, raporton Reuters.

 

“Bild am zontag” shkruan se agjencia gjermane do të takohet me drejtues të Facebook për të diskutuar lidhur me hapat që duhet të marrë në javët e ardhshme.

 

Facebook ka hedhur poshtë pretendimet e agjencisë gjermane dhe njoftoi se do të vazhdojë të mbrojnë qëndrimet e veta.