Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Monday, 14 January 2019 12:52

Vajza i vë afro 50 euro ‘gjobë’ të dashurit

gjobee

Një vajzë kishte probleme me varësinë ndaj alkoolit dhe si pasoj e kësaj kthehej vonë në shtëpi.

Por padyshim se kjo gjë e tronditi të dashurin, që ndikoi në ndryshimin e saj, të daljes natën dhe kthimit në mëngjes. Por ajo çfarë ndodhi në lidhjen e tyre ishte paksa e çuditshme. Kur vajza filloi të rrinte më shumë në shtëpi, i dashuri nisi të dal. Kësisoj ajo vendosi që t’i vë një gjobë prej 43 eurosh të dashurit nëse ai kalon orën 4 pa u kthyer në shtëpi. Çifti kanë dy vite që kanë nisur lidhjen.

 

“Unë nuk e pyes se ku është apo me kë kur largohet. Nuk e shqetësoj atë derisa ai është jashtë, dua që të ketë hapësirën e tij të nevojshme, sepse njerëzit e meritojnë këtë. Por ende më shqetëson fakti se ai vendosur standarde të dyfishta në marrëdhënien tonë”, kishte shkruar vajza.

 

Ajo tha nuk ishte problem dalja siç ishte për të dashurin e saj kur vajza dilte. Frustrimet e saj kishin të bënin poashtu me informacionin e paktë që e linte ai për vendodhjen. Pra, ajo vendosi të dalë me një zgjidhje, diçka që të dy duhet ta ndjekin. “Nëse njëri prej nesh nuk është në shtëpi deri në orën 4, ne duhet t’i japim tjetrit 43 euro dhe askush të mos zemërohet”, tha ajo.

 

Tutje ajo pyeti njerëzit se çfarë mendonin për këtë duke sqaruar edhe faktin se ajo ishte shëruar nga alkoolizmi pasi kishte pirë shumë pas vdekjes së nënës. Shumë komente thanë se ata duhet të ndaheshin dhe të diskutonin gjithë këtë lidhje në mënyrë shumë të sinqertë.