Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Vajza R. Kelly: 'Ai është një përbindësh'

Friday, 11 January 2019 10:27

r kelly

Për herë të parë që nga publikimi i dokumentarit “Surviving R. Kelly”, një nga fëmijët e tij ka reaguar ndaj gjithë trazirave që kanë dalë përmes mediave sociale.

Vajza Joann Lee Kelly, e njohur më mirë si Buku Abi, ndau një deklaratë emocionale në storiet e saj në Instagram. "Për të gjithë njerëzit që mendojnë se duhet të flasin kundër çdo gjëje që po ndodh për momentin, unë jam plotësisht dakord. Unë lutem për të gjitha familjet dhe gratë që janë prekur nga veprimet e babait tim ", tha Buku.

 

Ajo vazhdon: “Gjithkush që më njeh mua e di se nuk kam lidhje me babanë tim. Unë nuk flas me të dhe nuk flas për të tani. Për arsye personale dhe për çdo gjë që familjes sime i është dashur t'i nënshtrohet, vite më parë kam bajtur raport, por jo më”. Buku në fund ka thënë se ndjen keqardhje se përbindëshi për të cilin po flitet, është babai i saj.