Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

“Oscars” këtë vit mund të mbetet pa prezantues

Thursday, 10 January 2019 12:55

hart

Vetëm pak javë jemi larg nga mbrëmja më e rëndësishme në Kinematografinë Botërore.

Mbrëmja e madhe e çmimeve “Oscars”, thuhet se nuk kanë asnjë mikpritës këtë vit pas dorëheqjes së komedianit Kevin Hart. Për herë të parë në tre dekada, prodhuesit do të zgjedhin të famshmit e listës A për të paraqitur dhe prezantuar në segmente festivalin, në vend që një person ta prezantojë gjithë mbrëmjen, tregojnë burimet e “Variety”.

 

Kanë mbetur vetëm gjashtë javë mbrëmjes së madhe, e cila mbahet më 24 shkurt 2019, shkruan DailyMail. Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kinotekave aktualisht nuk ka bërë oferta të reja për një mikpritës alternativ pasi Hart konfirmoi të mërkurën se nuk do të jetë prezantues.

 

Herën e fundit që “Oscars” u mbajt pa një prezantues ishte në vitin 1989. Në vend të kësaj, Rob Lower bëri atë që u quajt një performancë “katastrofike” me Snow White gjatë edicionit të 61-të të Akademisë. “Oscars” këtë vit pritet të shënojë një mbrëmje të profilit të lartë për muzikën në film, falë të nominuarve të mundshëm që janë emrat e famshëm si: Lady Gaga, Dolly Parton dhe Kendrick Lamar, tregojnë tutje burimet e “Variety”.