Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Nesër vjen dueti mes Ardian Bujupit dhe Helly Luv

Monday, 17 December 2018 10:49

ardiannn

Ardian Bujupi e ka publikuar një paraqitje të shkurtër të videoklipit të bashkëpunimit të tij me këngëtaren kurde, Helly Luv. Kemi njoftuar më herët për duetin që do ta sjellë këngëtari shqiptar dhe që do të lansohet të martën (18 dhjetor).

Në bazë të asaj që shihet në paraqitjen e shkurtër, xhirimet e videos muzikore janë bërë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Prandaj, në klip do të shohim automjete luksoze dhe atraksione të shumta.

 

“Guns&Roses” është titulli i këtij bashkëpunimi, derisa kolegia e tij e ka quajtur Ardianin një këngëtar të mrekullueshëm.

 

Helan Abdulla (emri i vërtetë i Helly Luv) është këngëtare, valltare, koreografe, aktore dhe modele kurde, e lindur në Urmia të Iranit.

 

Karriera e saj nisi përmes videove që i publikonte në Myspace dhe YouTube, teksa këndonte versionet e saja të këngëve të njohura.

 

Pastaj, ajo filloi të lansonte materiale të veta muzikore, si dhe është paraqitur si aktore në filma dhe videoklipe të ndryshme.