Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Google Translate po përmirësohet edhe më tej

Friday, 07 December 2018 11:30

gogle

Google Translate tani do të shfaqë përkthimet specifike gjinore për disa gjuhë. Më parë, Google Translate do të tregonte vetëm një përkthim për fjalët që mund të kishin ose një formë femërore ose mashkullore.

Tani, Google Translate do të tregojë përkthime femërore dhe mashkullore për fjalë në gjuhë të zgjedhur. Kompania thotë se po mendon gjithashtu për mënyrën e trajtimit të gjinisë jo-binare në përkthime si dhe anshmërisë gjinore në produktet e tjera të Google.

 

Aktualisht, përkthimet gjinore janë të disponueshme vetëm për përkthimin e fjalëve të vetme nga gjuha angleze në gjuhë si frëngjisht, italisht, portugalisht ose spanjisht. Së shpejti pritet që ky proces të transformohet edhe në gjuhë të tjera.