Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Lëngu që iu siguron vitaminën D

Friday, 07 December 2018 11:09

vitamina d

Vitaminat D përdoret nga trupi për t’i mbajtur të shëndetshëm muskujt, dhëmbët dhe eshtrat.

Trupi e përdor vitaminën për ta rregulluar sasinë e kalciumit apo fosfatit në trup, transmeton Telegrafi.Mungesa e vitaminës D mund të shpijë në shumë probleme të eshtrave, madje edhe në osteomalaki.

 

Sidoqoftë, ju mund t’ia zvogëloni vetes shanset e mungesës së kësaj vitamine thjesht duke konsumuar lëng portokalli që është fortifikuar me vitaminën në fjalë.

 

Zakonisht, lëngu i portokallit nuk përmban shumë vitaminë D, por ju mund t’i gjeni disa produkte të lëngut të portokallit që kanë sasi më të mëdha të kësaj vitamine.

 

Sasia e vitaminës D që e përmbajnë varion, por një gotë e vetme mund t’i përmbajë deri në 60% të sasisë ditore që rekomandohet. Ekspertët thonë se lëngu i portokallit është ndër burimet më të mira të vitaminës D, pas suplementeve dhe peshkut vajor.