Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Kush janë këngëtarët më të paguar për vitin 2018

Thursday, 06 December 2018 15:39

U2 11

Janë të shumtë këngëtarë të cilët kryesojnë nëpër top lista të ndryshme nëpër botë, e nga e gjithë puna që ata bëjnë janë të kërkuar shumë edhe nëpër koncertet të cilat i’u sjellin të ardhura të mëdha duke patur parasysh edhe shitjet e albumeve të tyre.

Nga revista ‘Forbs’ kështu janë garantuar dhe renditur në listë emrat e këngëtareve dhe grupeve më të ardhura të majme. Ata që kryesojnë listën janë veteranët e rokut irlandezët ‘U2’ me 118 milionë dollarë apo në euro i bije 104 milionë euro fitime. Ajo që i’u ka ndihmuar shumë është edhe turneu i fundit ‘Joshua tree’ i cili është ndjekur nga 2.7 milionë fansa.

 

1


Ndërsa në vendin e dytë rënditet rok grupi britanik ‘Coldplay’ nga turi i tyre dy vjeçare ‘Një mendje plot ëndrra’ ku solli të ardhura me shumë prej 115.5 milionë dollarë.

 

2

 

Ndërsa vetëm për këtë vit ylli i popit britanik Ed Sheeran arriti të siguroj fitime me shumën 110 milionë dollarë.

 

3

 

Pra 10 muzikantët më të paguar brenda këtij viti kanë arritur të mbedhin një shifër pak a shumë të njëjtë më atë të vitit të kaluar 886 milionë dollarë. Në këtë listë hyjnë edhe tjerë artist dhe yjet amerikanë siç janë Bruno Mars, Katy Perry, Taylor Swift dhe Jay Z.