Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Aktori Jackie Chan zbulon se si ka keqtrajtuar ish-bashkëshorten

Thursday, 06 December 2018 15:01

chan1

Mund të themi lirisht se ai ka qenë dhe mbetet njëri nga aktorët më të dashur nga të gjitha moshat dhe në të gjitha kohërat.

Aktori i arteve marciale zbulon dhe një anë të errët të jetës së tij për gjatë rrugëtimit të tij të ngjitjes në karrierë. Ai ka zbuluar edhe një pjesë tjetër të jetës që e ka shoqëruar alkooli.

 

Libri i jetës së tij ‘Never Groë Up’ i cili doli në shitje ne vitin 2015 në gjuhën kineze, ky libër nxjerr shumë të vërteta të jetës së tij, Njëra nga to është edhe koha kur ai e jepte dhe kalonte me prostituta dhe kjo ndodhte gjate arritjes së famës si aktor.

 

Ylli i filmit ‘Rush Hour’ i cili me këtë film u bë i njohur në botë në vitin 1990. Aktori ka shtuar se fama i ndikoi negativisht ne jetën e tij ku ka përdorur dhe lëndë narkotike. Dhe shpesh herë ai ka drejtuar veturën në gjendje të dehur ku ka përfunduar në aksidente duke shkatërruar dy nga veturat me luksoze. Parat që i fitonte i shpenzonte ne lojëra të fatit, ndërsa vajzën nuk e ka ndihmuar dhe ajo ka përfunduar në qendër strehimore të New Yorkut.

 

Aktori 64 vjeçare pranon se kishte keqtrajtuar femrat madje edhe ish bashkëshorten Joan Lin në kohën kur ishte shtatzënë. Përkundër të gjitha këtyre zhvillimeve ne jetën e tij ai ka vazhduar me shumë pasion ndaj aktrimit dhe vazhdon të punoj me projekte të një pas njëshme kinematografike, të cilat do shfaqen në ekranet e kinemave botërore.