Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Fabregas para zgjedhjes së madhe

Thursday, 06 December 2018 12:11

fabrega

Mediat italiane raportojnë se Milani i ka ofruar mesfushorit të Chelseat, Cesc Fabregas, kontratë të vlefshme për dy vite e gjysmë. Fabregas ka mbetur zgjedhje e dytë në mesfushën e trajnerit të ri të Chelseat, Maurizio Sarri.

Kjo situatë e tij ka bërë që mesfushori spanjoll të mendojë largimin nga Stamford Bridge. Shumë skuadra të mëdha evropiane janë vënë pas tij, por si duket Milani është më i interesuari.

 

Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, bisedimet mes Milanit dhe agjentit të Fabregasit, Darren Dein, janë duke u zhvilluar vazhdimisht.

 

Gazeta italiane tutje vazhdon duke thënë se spanjolli e ka informuar klubin se dëshiron të luajë më shumë dhe mund të pranojë propozimin e Milanit.

 

Milani raporton se i ka ofruar pagë prej katër milionë eurosh në sezon në një kontratë të vlefshme për dy vite e gjysmë.

 

Megjithatë, klubet ende nuk kanë arritur një marrëveshje në lidhje me çmimin, pasi Rossonerët nuk janë gati të paguajnë 12 milionë euro të kërkuar nga Chelsea.