Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

E dashura e bashkëshortit i kërkon falje Cardi B

Thursday, 06 December 2018 12:06

brumii

Tashmë bëhet e ditur se pse Cardi B i dha fund martesës me reperin Offset. Reperja dje me anë të një video tregoj arsyen e ndarjes, ku deklaroj se për shkak të vajzës do mbajnë lidhje shumë të mirë dhe të pastër, por që sipas saj si çift nuk funksionon më, sepse është harxhuar dashuria.

E, si duket është një arsye tjetër dhe më e madhe që ka çuar Cardin deri në këtë vendim. Në TMZ është publikuar një video e të dashurës së bashkëshortit të reperes ku thuhet se lidhja e tyre ka filluar në kohën kur Cardi B ishte shtatzëne.

 

Në këtë video kjo grua e cila emri i saj është Summer Bunni shihet duke qarë dhe duke i kërkuar falje reperes dhe duke i thënë se i vjen keq. Dhe, se ajo nuk donte që lidhja e tyre të përfundonte kështu.

 

Me shumë keqardhje Bunni flet për këtë ndarje dhe shpreson se ajo do rregullohet dhe të pajtohen, sepse kjo i duket absurde.